Foto: Koha / ilustrim

MASHT sqarohet për çështjen e mësimdhënësve të viteve të ’90-ta

24 Shtator 2016 - 17:37      

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka sqaruar deklaratën e ministrit Arsim Bajrami bërë këtë javë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me statusin e mësimdhënësve të viteve 90/99, duke thënë se “ata mësimdhënës tashmë nuk mund të shpërblehen me dekorata”.

Sqarimi ndaj kësaj deklarate vjen pasi sot Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) reagoi ashpër ndaj ministrit Bajrami, duke thënë se këto deklarime të pamatura, nga një ministër që kohë më parë pati deklaruar të kundërtën për ata që punuan gjatë viteve të regjimit serb në Kosovë, i kanë revoltuar mjaftë mësimdhënësit.

Më poshtë lexojeni të plotë dhe të pa-redaktuar sqarimin e MASHT-it:

Për hir te së vërtetës dhe në funksion të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me deklaratën e Ministrit Bajrami , ne Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me ç statusin e mësimdhënësve te arsimit shqip te viteve 90/99, pas deklaratave te kryetarit te SBASHK-ut , z. Rrahman Jashari dhe keqkuptimeve e keqinterpretimeve të fjalës së Ministrit Bajrami, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron se ky Projektligj vitin e kaluar, me angazhimin e Ministrit Bajrami, është hartuar dhe dërguar ne Ministrinë e Financave për vlerësim te kostos financiare.

MASHT siguron mësimdhënësit se prapa këtij Projektligji, mbetet si sponzorizues deri ne Kuvendin e Kosovës dhe te jeni te sigurt se Ministri Bajrami, se bashku me akter të tjerë institucional do te angazhohet pa rreshtur, deri ne gjetjen e një zgjidhjeje ne interesin me te mirë te mësimdhënësve qe përfshin ky Projektligj.

Për fund, MASHT vlerëson se, sikurse janë realizuar, vetëm vitin e kaluar, disa kërkesa sindikale nga Ministria dhe Qeveria e Kosovës, pagesa dhe njohja e përvojës se punës (1990/99), kontrata e përhershme e mësimdhënësve, akoma me shumë do te angazhohet ne përmirësimin e gjendjes se mësimdhënësve tanë duke investuar ne nevojat e tyre dhe duke ruajtur e respektuar dinjitetin dhe punën e secilit mësimdhënës ,kontribuues te organizimit te mbajtjes se arsimit ne vitet e vështira te rezistencës gjithpopullore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...