Dogana e Kosovës sivjet ka shënuar rritje prej 14% në të hyra

24 Shtator 2016 - 16:54      

Dogana e Kosovës thotë gjatë këtij viti ka pasur rritje të të hyrave, si rezultat i ndryshimeve të politikave fiskale dhe marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Dogana, sipas një njoftimi për media, thotë se deri më tani ka arritur që sjellë t’i hyra buxhetit të Kosovës më shumë se 89.1 milionë euro.

“Përkundër këtyre ndryshimeve fiskale të cilat janë të përmbledhura në tabelën në vazhdim shihet qartë se angazhimi i doganës dhe puna e palodhshme e oficerëve doganor ka sjell të hyra më shumë për 89,1 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Krahasuar me vitin e kaluar, Dogana e Kosovës thotë se të hyrat janë rritur për rreth 14 për qind.

“Deri dje, Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar është 14 % më shumë se viti 2015 që ishte 658 milionë. Gjithashtu edhe kundrejt projeksioneve buxhetore për viti 2016 (Dogana për këtë vit duhet të mbledh 1 miliard e 40 milionë euro), pra ne jemi 22 milionë euro apo 3.2% më shumë. Sipas trendit momental, ne do të tejkalojmë edhe projeksionin buxhetor deri në fund të vitit. Kjo rritje e të hyrave bëhet edhe më domethënëse kur dihet fakti se gjatë këtij viti kemi pasur ndryshime në politikat fiskale si dhe ka filluar marrëveshja e Stabilizim-Asocimit që kanë reflektuar direkt në të hyrat e mbledhura nga Dogana”, theksohet në njoftim.

Dogana thotë se si rezultat i MSA duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, ka liruar mallra me vlerë të taksës doganore prej 13 milion euro, pra efekti kryesor ishte në taksën e Doganës por edhe në mbledhje e TVSH-së.

Derisa, sipas Doganës, shtyrja e TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit për lëndën e parë, pajisjeve prodhuese dhe teknologjinë informative ka ndikuar direkt në uljen e mbledhjes së TVSH-së me total prej 15 milionë euro më pak. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...