Mustafa falënderoi Kerryn për përkrahjen e SHBA-së për Kosovën

24 Shtator 2016 - 15:48      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, zhvilloi një takim të shkurtër me sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë bisedës e falënderoi sekretarin Kerry për përkrahjen dhe përkushtimin e SHBA-së për Kosovën si dhe diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, transmeton Koha.net.

Gjatë vizitës në Nju Jork, kryeministri ka zhvilluar takime me drejtues të shumë shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë disa shtete që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Aika takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Një takim të posaçëm, Isa Mustafa e ka zhvilluar me shefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Dana Hyde.

Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë që ka për Kosovën përfshirja në programin e MCC-së, duke shprehur përkushtimin për përmbushjen e të gjitha kritereve.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli edhe për perspektivën që hap për Kosovën përkrahja e projekteve nga MCC-ja.

Ndërkaq, gjatë një takimi me përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve të diasporës, kryeministri Mustafa ka shprehur përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim me bizneset e diasporës, duke i njoftuar me mundësitë për tërheqjen e investimeve të reja dhe zhvillimin e shumanshëm ekonomik.

Kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, me ambasadorin amerikan, Frank Wisner dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të disa vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...