Limaj: Pavarësisht problemeve duhet t’i ruajmë vlerat kulturore

24 Shtator 2016 - 12:50      

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i shoqëruar nga deputetët e Enver Hoti dhe Zafir Berisha njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Prizren, i bënë vizitë Shoqërisë Kulturo Artistike “Agimi” në Prizren.

Qëllimi i vizitës ishte bashkëbisedimi për hallet dhe problemet që po kalon edhe kjo Shoqëri, si shumë të tjera. Kryetari i SH.K.A “Agimi” Xhemajl Kabashi dhe kryesia e tij, pas një mikpritjeje miqësore, ata fillimisht elaboruan ecurinë e zhvillimit të kësaj Shoqërie Kulturo Artistike, nga themelimi e deri më tani, duke potencuar se jeta kulurore dhe artistike në Prizren ka nisur pikërisht me të.

Limaj tha se nuk është e rastit që vizitojmë komunitete të ndryshme në Prizren, qofshin ato të biznesit apo kulturore.
“Pavarësisht problemeve që po kalon vendi, ne do të jemi në mbështetjen tuaj, sepse jemi të interesuar t’i ruajmë kulturën dhe vlerat shqiptare. Kur përmendet SH.K.A ‘Agimi’ menjëherë nënkuptohet Prizreni, sepse kjo shoqëri identifikohet me kulturën dhe traditën e qytetit te Prizrenit”, ka thënë Limaj.

Ndërsa Zafir Berisha tha se ndjehet i privilegjuar por në të njëjtën kohë edhe me përgjegjësi që është përfaqësues i qytetit të Prizrenit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...