Tahiri i përgjigjet Gjuriqit: Është i nervozuar se ia kam refuzuar hyrjen në Kosovë [video]

24 Shtator 2016 - 12:39      

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri nuk ka vonuar përgjigjen ndaj Marko Gjuriqit që tha se kodi telefonik ndërkombëtar nuk është i mundshëm për Kosovën, por vetëm një kod telefonik në kuadër të zonës territoriale të Serbisë.

Tahiri ka thënë se Gjuriq është nervozuar se i është ndaluar hyrja në Kosova dhe për këtë flet të pavërteta, transmeton Koha.net.
"Z.Gjuriq është nervozuar se ia kam refuzuar hyrjen në Kosovë, tani flet gjëra të pavërteta”, ka thënë Tahiri për KTV.

Ajo më tej ka thënë se duhet pyetur Gjuriq pse Austria ka aplikuar për kodin telefonik, e jo Serbia dhe si ka kundërshtuar Tahiri këtë.

“Pyeteni Gjuriqin pse Austria ka Aplikuar për kodin telefonik për Kosovën? Po të ishte siç thotë ai, atëherë u deshtë Serbia ta bënte. Ka provuar pala serbe që Serbia të aplikoj për ta shitur në opinion se gjoja ata po ia japin kodin Kosovës, mirëpo unë e kam refuzuar kategorikisht duke ju thënë se Shqipëria mund të aplikoj për neve dhe kurrsesi ish okupatori Serbia. Prandaj marrëveshja është bërë që Austria të aplikoj, të cilën edhe e ka bërë në janar të këtij viti”, përfundoi Tahiri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...