Nga rikthimi i Azem Sylës në burg

24 Shtator 2016 - 09:11      

Azem Syla, ish-shef i Shtabit të UÇK-së, është kthyer sërish në burg. Gjykata e Apelit e ka konsideruar të bazuar pretendimin e Prokurorisë së EULEX-it se ai është duke ndikuar te dëshmitarët e mbrojtur në rastin e ashtuquajtur “Toka”.

Ka marrë vendim që ta hedhë poshtë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, e cila javën e kaluar nuk e miratoi kërkesën e Prokurorisë për kthimin e Sylës në paraburgim. Pas vlerësimit të ankesës, Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh, shkruan sot Koha Ditore.

Mbrojtja e ish-deputetit të PDK-së e ka konsideruar këtë vendim absurd dhe me prapavijë politike.

Ish-deputeti i PDK-së dhe 50 persona të tjerë po hetohen nga EULEX-i për veprat penale: krim të organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti. Këto vepra, sipas Prokurorisë, lidhen me shpronësime të jashtëligjshme të pronës shoqërore në atë private, me ç’rast ky grup dyshohet të ketë përfituar rreth 30 milionë euro. (Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...