As dega e Therandës s’e do Aganin në krye të PD-së

24 Shtator 2016 - 08:54      

Pas degës së Obiliqit, edhe ajo e Therandës ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Ferid Aganit nga udhëheqja e Partisë së Drejtësisë.

“Bazuar në rrethanat e krijuar muajve të fundit, nga një grup i vogël i Kryesisë, në krye me z. Agani, Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Therandë nxori këtë vendim: Kërkon dorëheqjen e parevokueshme të zotëri Aganit nga i pari i PD-së”, thuhet në deklaratën për media nga .

“Gjithashtu kryesia e PD-së Therandë njofton se kryetari i degës sonë, njëherësh dhe koordinator politik i nivelit qendrore të PD-së zotëri Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës sonë dhe në mbledhjen e kryesisë së rregulltë mbajtur më 27.08.2016, ku prezent kemi pasur edhe mysafir delegacion nga qendra me në krye Sekretarin e Përgjithshëm zotëri Fidan Mustafën, i kemi dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve tanë në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor”, thuhet në njoftim.

“Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtar në tërë Republikën e Kosovës. E përshëndesim punën dhe qëndrueshmërinë e Deputetes Demi, si dhe mbështetjen e kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të këshillit drejtues,që për asnjë moment nuk braktisën programin unik dhe të shëndosh të PD-së. Me këtë u dëshmua edhe njëherë se PD është parti e vlerave e jo e diktateve nga kushdo qofshin ato. E urojmë si kryesi e PD -së në Therandë përcaktimin e mbajtjes së datës së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, të thirrur nga KD dhe kryetarët e degëve të datës 03 Shtator 2016”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...