Kafenetë, shkelësit më të mëdhenj të Ligjit që ndalon duhanin

24 Shtator 2016 - 06:36      

Mungesa e efikasitetit të inspektorëve dhe vonesat në shqyrtimin e lëndëve në gjykata, konsiderohen shkaktarë për mosrespektimin e Ligjit për kontrollin e duhanit.

Aurora Mullatahiri, zyrtare e lartë në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim (KADC),organizatë që merret me monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, ka thënë se shkeljet e këtij ligji gjatë vitit 2016 kanë shënuar rritje, edhe pse mungojnë të dhënat empirike të sakta, shkruan sot Koha Ditore.

Ligji ka hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2013.

Meqenëse problemet më të mëdha me zbatimin e këtij ligji paraqiten në periudhën tetor-janar pas orës 20:00, KADC-i ka rekomanduar që numri i inspektimeve dhe i vizitave inspektuese të rritet gjatë kësaj periudhe të vitit, si dhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...