Qeveria me shkelje të re kushtetuese

24 Shtator 2016 - 06:54      

Gjyqtarët e Kushtetueses kanë pranuar një raport të ish-kolegut të tyre, Robert Carolan, sipas të cilit Qeveria ka shkelur Kushtetutën kur ka urdhëruar institucionet e pavarura që t’i nënshtrohen procesit të standardizimit dhe unifikimit të titujve të vendeve të punës, sipas një katalogu të hartuar nga Ministria e Administratës Publike.

Raporti pritet të përbëjë bazën e aktgjykimit për këtë rast, shkruan sot Koha Ditore.

Çështja është ngritur në Kushtetuese më 29 prill, disa kohë pasi ekzekutivi kishte kërkuar t’i nënshtroheshin procesit të “reformimit të administratës” edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Pavarur i Medieve e Banka Qendrore.

Lënda është adresuar në Gjykatë nga Avokati i Popullit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...