23 Shtator 2016 - 21:40
“Ky qëndrim i Këshillit Drejtues (03.09.2016) u rikonfirmua edhe në mbledhjen e 21 shtatori 2016, ku pjesëmarrës ishin 17 degë, nga 24 sa janë gjithsej, të cilat po kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e partisë, ku të pranishëm ishin edhe nënkryetarët Jeton Svirca dhe deputetja Labinotë Demi-Murtezi si dhe Sekretari i Përgjithshëm Fidan Mustafa, e në të cilin u vendos që të bëhen përgatitjet e duhura për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë”, thuhet njoftimin për media të Sekretarit të Përgjithshëm të PD –së, Fidan Mustafa.
“Në këtë takim në mënyrë unanime u bë thirrje që të respektohet vendimi i K. Drejtues për Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor si dhe u mor vendim që ky Kuvend të mbahet me 28 shtator 2016. Të gjitha degët u dakorduan që të angazhohen në mënyrë që ky proces të jetë në plotni konform statutit të partisë dhe vendimeve që Këshilli Drejtues i ka marrë më datë 3 shtator 2016”, thuhet më tej në njoftimin e sotëm.
E kreu i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, që ka qenë i ftuar në Interaktiv të KTV-së të martën e 20 shtator it, ka thënë sekretari Mustafa është i pezulluar për shkak se ka shkelur statutin e partisë. Ai ka thënë gjithashtu se është ndjerë i befasuar kur kundërshtimi i një pjese të madhe të kryetarëve të degëve plasi, siç thotë ai, vetëm 2-3 javë pasi që prokuroria shpalli aktakuzë ndaj tij.
“Të them të drejtën jam ndier i befasuar, se si u bë që vetëm 2-3 javë pas shpalljes së aktakuzës më shumë se gjysma e kryetarëve të degëve kanë shprehur paknësqësi”, ka thënë Agani.
Ai e kishte quajtur jashtë rregullave statutare me të cilat Partia e Drejtësisë ka funksionuar në 17 vjet të ekzistencës, ftesën për Kuvend të jashtëzakonshëm. Kësisoj ai ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm, Fidan Mustafa është pezulluar për shkak të shkeljeve në statut, derisa ka thënë se janë shpallur zgjedhje të reja nëpër këto degë për t’i lënë mundësinë anëtarësisë së gjerë që ta japë fjalën e vet.
“Unë nuk mund ta fsheh, do të doja që këta të mos zgjidhen më, sepse nuk do të doja që dikush të punojë kundër statutit të partisë. Por nëse anëtarësia e gjerë vendos që këta të rrinë, atëherë ne do të reflektojmë”, ka thënë Agani, përcjell Koha.net.
Kujtojmë se ndaj Aganit ka një aktakuzë për “Rastin Stenta”, në kohën sa ky ka qenë ministër i Shëndetësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...