Lu: Qeveritë Rama dhe Berisha, probleme me narkotrafikun

23 Shtator 2016 - 20:55      

Ambasadori amerikan Donald Lu, në një takim me studentët e Fakultetit të Gazetarisë ka deklaruar se segmente të politikës, në rang qendror e vendor, janë të lidhura me trafikun e narkotikëve.

“Ne e dimë që ka anëtarë të Parlamentit dhe drejtues bashkish të lidhur me trafikun. Si qeveria aktuale dhe ajo e kaluar kanë pasur probleme me trafikun e drogës”, ka deklaruar Lu, transmeton top-channel.

Këto deklarata Lu i ka bërë në një takim me studentët e Fakultetit të Gazetarisë, me të cilët ka bashkëbiseduar mbi zhvillimet e fundit në vend.

“Shtetet e Bashkuara kanë nxitur qeverinë e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Megjithatë, ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë më shumë për këtë problem”, ka shtuar Lu.

Në këtë aspekt, diplomati amerikan ka vlerësuar mbështetjen që ka dhënë Guardia di Finanza në eliminimin e kanabisit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...