Vuçiq: Serbia do të bëjë gjithçka për stabilitet në Ballkan

23 Shtator 2016 - 18:22      

I pari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar në New York me Zëvendës-Sekretarin e Shtetit në SHBA, Anthony Blinker, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradi, rrugën e Serbisë për në BE dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq ka thënë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme sepse Serbia është vendi kryesor në rajon, duke theksuar se do të bëjë gjithçka për stabilitetin në Ballkan, transmeton Koha.net.

Sipas medieve serbe, Blinker i ka përcjellë përshëndetjet e Joe Biden, duke i thënë se ka qenë jashtëzakonisht i kënaqur me vizitën e tij në Serbi gjatë muajit gusht, kur kishte vizituar edhe Kosovën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...