Kosova i kërkon njohje Armenisë, kujton marrëdhëniet e mira me Bullgarinë

23 Shtator 2016 - 18:12      

Në vazhdimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka vazhduar me agjendën e takimeve me homologët nga vendet pjesëmarrëse atje.

Gjatë ditës së sotme Ministri Hoxhaj, ka takuar Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan, vend ky i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj dhe Nalbandyan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen dhe në fusha të ndryshme.

“Kosova dhe Armenia kanë shumë vullnet dhe mundësi për të punuar në fusha të ndryshme. Më këtë qasje u pajtuam së bashku me homologun tim nga Armenia. Ne mbesim të interesuar për ta shtyrë përpara këtë agjendë shkëmbimesh”, ka thënë Hoxhaj.

Sot, kryediplomati Hoxhaj ka takuar edhe homologun e tij nga Bullgaria, Daniel Mitov, vend ky shumë mbështetës për Kosovën në të gjitha drejtimet.

“Me ministrin e jashtëm bullgar Daniel Mitov, diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes vendeve tona, dhe u pajtuam që në të ardhmen të thellojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik” i cili është në një nivel të kënaqshëm”, ka thënë Hoxhaj.

Agjenda e takimeve e ministrit Hoxhaj do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme në New York.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...