23 Shtator 2016 - 16:31
Ai gjatë ditës ka takuar presidentin e Naurusë, Baron Waqa, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e deritashme, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
Sipas komunikatës zyrtare nga Kryeministria, Mustafa po ashtu mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gambisë, e nënshkruar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Jashtme e Gambias, Neneh MacDouall-Gaye.
Gjatë një takimi me sekretaren të përgjithshme të Frankofonisë, Michaelle Jean, Mustafa kërkoi përkrahjen e Frankofonisë për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për procese tjera zhvillimore.
Kryeministri u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për të drejtat njerëzore të personave LGBTI, Randy W. Berry, ku u theksua përkushtimi i Republikës së Kosovës për garantimin e të drejtave të të gjithë njerëzve pa asnjë dallim.
Mustafa, ka mbajtur edhe një ligjëratë në Universitetin prestigjioz St.John’s, ku para shumë studentëve dhe profesorëve ka folur për Kosovën, të kaluarën e saj, zhvillimet e fundit si dhe për progresin e gjithanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...