Punishte për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara

23 Shtator 2016 - 15:47      

Prishtinë, 23 shtator - Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe “Handikos” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ngërthen mbështetjen e të dy ministrive për hapjen e punishtes për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me këtë rast tha se realizimi i këtij projekti është rezultat i njerëzve të mirë, i cili është i pamatshëm me vlerë monetare. Ndërsa zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, u shpreh se “ky është një prej projekteve më të qëlluara. Punishtja për prodhimin dhe montimin e karrocave i ndihmon vetë personat me aftësi të kufizuara të vendit tonë të ndjehen kontribut-dhënës dhe të barabartë në mesin e shoqërisë”.

Drejtori i “Handikosit”, z. Afrim Maliqi tha se “me Marrëveshjen e nënshkruar në mes MSh, MPMS dhe “Handikos”, qëndrueshmëria e punishtes është në duart e institucioneve tona, e cila si ide ka lindur qysh para dy viteve si nevojë për përmbushjen e nevojave të fëmijëve tanë, duke bërë të mundshme sigurimin e karrocave të përshtatshme për ta”.

Ai ka falënderuar z. Wayne Hadson (Fabrika e karrocave -ROC Wheels) dhe z. Steve Doty “DirectConnect” nga SHBA, për mbështetjen që kanë dhënë në realizimin e këtij projekti.
Ata kanë shprehur kënaqësinë e tyre për mundësinë që kanë pasur në ofrimin e ndihmës për të realizuar këtë projekt.

Kjo marrëveshje, bashkë-financohet nga MSH dhe MPMS, ndërsa implementohet nga OJQ “ HANDIKOS”. Realizimi i këtij projekti, do të bëhet në Komunën e Prishtinës, ndërsa përfitues do të jenë fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara, nga e gjithë Kosova. Projekti përfshin hapjen e punëtorisë së parë në Kosovë për prodhimin, montimin dhe riparimin e karrocave në bazë të specifikave dhe të nevojave të përdoruesve të karrocave, të cilat do kryhen për periudhën kohore të zbatimit nga 15.09.2016 deri me 31.12.2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...