23 Shtator 2016 - 15:44
Në kumtesë theksohet se natyra, territori, nëntoka, ajri, ujërat, janë të kufizuara, të fundme e të pakthyeshme. Trajtimi i tyre është përgjegjësi kombëtare, pasi ato janë shtëpia e përbashkët e kombit. Aventurizmi i interesit privat në këto terrene politike pashmangshmërisht publike duhet ndalur.
Nga ana tjetër, dështimi në krijimin e një ekonomie prodhuese e lë vendin nevojtar, dhe nevojtarët shpesh janë gati të pranojnë propozime të këqija biznesore.
Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të veprojë si nevojtare përballë joshjes së investitorëve në këto industri të rrezikshme, por duhet ta kanalizojë kapitalin privat drejt rrugës së ngadaltë por më të leverdisshme për publikun, që janë sektorët e prodhimit vendor, bujqësia dhe industritë që respektojnë ambientin, thotë ndër të tjera kumtesa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...