23 Shtator 2016 - 15:10
Përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit të Kosovës, Habit Hajredini, tha se me punën e institucioneve të Kosovës është arritur që kësaj kategorie të qytetarëve të vendit t’iu plotësohen disa kushte dhe të hyjnë në funksion të drejtat e tyre.
“Është shumë e rëndësishme që të diskutojmë lidhur me progresin, sfidat dhe hapat që do të ndërmarrim në këtë drejtim. Në momentin kur tani po diskutojmë dhe po e hapim këtë konferencë, ne jemi të vetëdijshëm për obligimet dhe punët që na presin por gjithsesi sot në këtë konferencë është për të përgëzuar punën e institucioneve, vet qytetarëve të shurdhërve dhe vet organizatave, në mënyrë të veçantë Shoqatën kosovare të të shurdhërve që ka pas një bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës për të jetësuar dhe për të hedhur në funksion zbatimin e politikave që përkojnë me të drejtat e këtyre qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Kurse, kryetari i Shoqatës së të shurdhërve të Kosovës, Faton Parduzi, transmeton kp, ha se motoja e kësaj dite ndërkombëtare është ajo e cila e bashkon komunitetin e të shurdhërve në mbarë botën.
“Shkurtimisht desha të iu informoj se sivjet moto e javës ndërkombëtare për persona të shurdhër është nivel ndërkombëtarë “Me gjuhë të shenjave unë jam i barabartë”, kjo do të thotë se gjuha e shenjave është pjesë shumë e rëndësishme e komunitetit të të shurdhërve”, deklaroi ai.
Kryetari i Forumit të Aftësisë së kufizuar në Kosovë, Bujar Kadriu, u shpreh se çdo e arritur për personat e shurdhër duhet përshëndetur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...