Berisha: Aferë korruptive shqiptaro -serbe me kaskadën e Drinit

23 Shtator 2016 - 14:53      

Ish kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për median për të denoncuar atë që e quan megaafera e ministrit të Energjisë.

Berisha iu referua Gjiknurit me etiketimin “hajdutin me fytyrë njeriu”, transmeton Ora.

Berisha: Dua të denoncoj një mega-aferë të re të përmasave gjigande korruptive të realizuar me urdhër direkt të Edi Ramës nga hajduti me fytyrë njeriu, Damian Gjiknuri. Me datë 30.06.2016, KESH, sipërmarrja që ka për drejtor një Agron Hetoja apo Hatoja hap tenderin me subjekt shprehje interesi për marrëveshjen në kuadër për depozitimin e energjisë elektrike.

Një tender i cili mbahet në sekret të plotë. Pa shpallje zyrtare, pa ftesë për kompani ndërkombëtare prezente në tregun energjitik shqiptar, por thjesht publikuan në arkivin e faqes së internetit të KESH.sha dhe në atë tender lind një kontratë monstruoze korruptive për llogari të Edi Ramës dhe hajdutit me fytyrë njeriu, Damian Gjiknuri.

Kontratë midis KESH.sha dhe kompanisë EFT e njohur ndryshe si lugati i korrupsionit në rajon. Disa kompani ndërkombëtare prestigjioze pasi panë njoftimin në faqen e internetit nxituan të paraqesin ofertat e tyre por të gjitha çuditërisht nuk u afruan dot as në fazës e negociatave me KESH. Kjo një histori e paprecedent pasi procedura shprehje-interesi nënkupton fazën e negociatave me të gjitha kompanitë të cilat plotësojnë kushtet. Tenderi nuk u shpall nga Agjencia e Prokurorimeve. U vu vetëm një letër afishimi. Megjithatë kompanitë shkuan për të paraqitur ofertat e tyre, që të gjitha u hodhën poshtë pa negociata fare dhe mbeti vetëm një kompani fitimtarja.

Shkeljet e kontratës
Berisha deklaron: Kjo është një kontratë në të cilën nuk ka asgjë të qartë. Sipas kësaj kontrate që ta merrni vesh ju kompania EFT merr në menaxhim të gjithë prodhimin energjitik të kaskadës së Drinit. Është ajo tani dalëzotëse për komercialitetet përfshirë shtetin shqiptar dhe tregun ndërkombëtar të shitblerjeve për Shqipërinë. Asgjë nuk ka të qartë, as kushtet e realizimit të kësaj kontrate, as struktura e këtij produkti dhe as baza ligjore. Realizimi i kësaj kontrate me të gjitha pikat e papërcaktuara të sipërpërmenduara sjell në pah një abuzim korruptiv të madh që do të vijojë sapo kontrata të aktivizohet.

Praktikisht bëhet fjalë për optimizimin gjoja të kaskadës së Drinit për llogari të personave fizikë dhe jo të shtetit. KESH është pronë publike. Tani i kalon një kompani tjetër, private. Ose një shteti tjetër. Është shumë thjesht tani që kompania EFT të marrë energji në oraret e pikut, të eksportojë dhe shesë me çmimin 50 euro dhe ta kthejë këtë energji natën kur e blen me çmimin 10 euro. Reston e ndan me Ramën dhe një pjesë Damiani. Teknika më e thjeshtë që po të shpjegoj, shkruan zyrtari i ndershëm, por ka dhe teknika të tjera vjedhje sa të duash në këtë kontratë. Kaskada e Drinit tregtohet pa asnjë lloj kushti sikur të ishte pronë private e hajdutit me fytyrë njeriu Damian Gjiknuri.

Gjiknuri urdhëroi ERE të tërheqë vendimin
Berisha deklaron: Pasi kompanitë ndërkombëtare që morën pjesë në tender paraqitën ankesat e tyre në institucionet përkatëse me kërkesë për anulimin e këtij tenderi me bazë ligjore të papërcaktuar dhe pa kushte të qarta realizimi të kësaj marrëveshje me një kompani të vetme me datë 05.08.2016, ERE nxjerr vendimin numër 131. Mbi bazën e këtij vendimi, thotë ERE, KESH.sha të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm për finalizimin e procedurës së shpallur ftesë për shprehje interesi për marrëveshjen në kuadër depozimin e energjisë elektrike.

KESH.sha të publikojë në faqen zyrtare të internetit për ndërprerjen e procedurës. Ky vendim i ERE nuk respektohet nga KESH.sha, i cili procedoi në lidhjen e kontratës me kompaninë EFT pavarësisht se ERE e urdhëroi të ndalojë çdo gjë. Hatoja ky hajdut me çizme zbaton urdhrin e Edi Ramës nëpërmjet Damianit dhe vetë Damiani, hajduti me fytyrë njeriu i dërgon shkresë ERE me kërkesë që ERE të tërheqë vendimin. Kjo është shkelje e kompetencave të ministrit.

Berisha kerkon hetime

Duke e quajtur një nga “aferat e mëdha korruptive shqiptaro serbe” Berisha i bëri thirrje prokurorisë të nisë me urgjencë hetim kryesisht ndaj Agron Hetosë, Edi Ramës, Damian Gjiknurit.

“Edhe prokuroria e Serbisë të ndërmarrë hetimet për këtë aferë korruptive shqiptaro-serbe”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...