Lugina e Diellit pret serbët e kthyer në vitin 2018

23 Shtator 2016 - 14:50      

Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit” në Zveçan për serbët që do të kthehen në Kosovë, do të jetë e gatshme brenda dy vjetëve, ka thënë Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Siç ka kumtuar Zyra për Kosovën, Gjuriq në Kralevë, ku thuhet të jetojnë 20 mijë serbë të larguar nga Kosova, ka folur për kushtet e kthimit të këtyre familjeve në Kosovë.

Është arritur marrëveshje, transmeton b92, përcjell Koha.net që udhëheqja e qytetit të Kralevës të përfshihet në procesin e regjistrimi të familjeve të interesuara për t’u kthyer në Kosovë dhe jetën në Luginën e Diellit ndërtimi i të cilës do të përfundojë brenda dy vjetësh.

Gjuriq ka theksuar se lagjja Lugina e Diellit gjendet në vend të sigurt, në mjedisin e rrethuar me serbë, me qasje në të gjitha objekte infrastrukturore e shkolla dhe se është paraparë edhe ndihma me rastin e punësimit të një anëtari të familjes që do të vendoset atje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...