Boshnjakët kërkojnë investime dhe punësime në zonat ku jetojnë

23 Shtator 2016 - 14:41      

Prishtinë, 23 shtator - Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, me një delegacion ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe anëtarët e Bordit të AKB-së.

Emilia Rexhepi, kryetare e Partisë së Re Demokratike, kërkoi nga udhëheqja e AKB-së që të gjejnë mundësinë e sjelljes së investitorëve edhe nëpër rajonet ku jeton komuniteti boshnjak.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës shtoi se komuniteti boshnjak i integruar në shoqërinë kosovare pret që përmes investimeve të rritet punësimi i këtij komuniteti dhe të hiqen dilemat se këta mund të gjejnë ndokund më mirë se në Kosovë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se në të ardhmen do shikojnë mundësitë që t’i orientojnë investitorët e interesuar që të vizitojnë edhe rajonet ku jeton komuniteti boshnjak, në mënyrë që të gjinden format dhe modalitetet e investimeve të përbashkëta e që për këtë komunitet të krijohet një klimë më e mirë për të jetuar në Kosovë.

Të dy palët u pajtuan që të kenë komunikime të shpeshta për harmonizmin e kërkesave të përbashkëta e që rrisin investimet dhe punësimin edhe në këtë komunitet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...