QKSS: Procesi i Berlinit – rruga për në BE, apo rruga për askund?

23 Shtator 2016 - 14:29      

Me çfarë strategjie do t’u qaset Kosova proceseve integruese pas Procesit të Berlinit dhe relacioneve të reja Shqipëri- Serbi, janë çështjeve që kërkojnë zgjidhje, sipas Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Qendra ka lansuar sot publikimin me temën: “Procesi i Berlinit – rruga për në BE, apo rruga për askund?, një publikim që u përgjigjet një sërë pyetjeve lidhur me proceset integruese të Kosovës, dialogut Kosovë- Serbi, por edhe pozitën e Kosovës pas ndërtimit të relacioneve të Serbisë me Shqipërinë.

Dokumenti hulumtues ka qëllim trajtimin e pozicionit të Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të diskutojë rreth procesit të integrimit të Kosovës në BE, dialogut me Serbinë si kushtëzimi më i madh që BE-ja po e përdor në rastin e integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, si dhe sfidat për bashkëpunim rajonal dhe mundësisë që do të sjellë për rajonin Procesi i Berlinit. Nga gjetjet kryesore të hulumtimit të QKSS del se Procesi i Berlinit është duke u zhvilluar në këtë moment për të garantuar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal, ku parashikohet anëtarësimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Ky proces ka për qëllim që të përmbushë lodhjen e zgjerimit, e cila është krijuar si pasojë e disa deklaratave zyrtarë të BE-së për moszgjerim të mëtejmë gjatë viteve të ardhshme. Si proces i iniciuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel në vitin 2014, procesi përfshin edhe zgjidhjen e kontesteve bilaterale, përfaqëson një pjesë të madhe të Procesit të Berlinit, duke u fokusuar në mosmarrëveshjet e mbetura dhe të hapura bilaterale, si dhe disa çështje potenciale që pritet të rrjedhin kryesisht me demarkacionet kufitare.

Përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe morën formë gjatë Samitit të Vjenës, me lëshimin e deklaratës së përbashkët për çështjet bilaterale. Megjithatë, ka mungesë të mekanizmave të zbatimit apo monitorimit, që do të siguronin zbatimin e zotimeve të bëra gjatë këtij procesi. Ulja e mundshme e vëmendjes, veçanërisht nga Gjermania, do të shënonte Procesin e Berlinit si “vetëm një tjetër iniciativë” pa rezultate të prekshme.
Ndonëse nuk ka pasur një mbivendosje me dialogun Kosovë-Serbi në zgjidhjen e njërës nga mosmarrëveshjet më sfiduese bilaterale në rajon, Procesi i Berlinit del pa një qasje të re strategjike për këtë çështje, duke theksuar marrëdhëniet shqiptaro-serbe, me anashkalimin e Kosovës si një “elefant në dhomë” në lidhje me marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe.

Procesi i Berlinit jep më shumë rëndësi, të paktën formalisht, ndaj udhëheqësve shqiptarë dhe serbë, ndërsa nuk ka një objektiv të qartë, i cili është i fokusuar në zgjidhjen e pengesave të mbetura në lidhje me shtetësinë e Kosovës, jo-funksionalitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe ngërçit politik në Maqedoni. Megjithatë pikëpyetje mbetet se me çfarë strategjie do t’u qaset Kosova relacioneve të reja të Shqipërisë me Serbinë, e cila vazhdon të bllokojë proceset integruese kosovare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...