23 Shtator 2016 - 14:20
Gashi, duke njoftuar për arrestimin dhe paraburgimin e Sylës ka thënë se “Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin e saj ka gjetur se kinse “….. ka arsye të besohet se ka pasur një përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin…”
Gashi më tej ka shkruar:
“Aty ku përfundon logjika juridike si në këtë rast ku Azem Syla në çështje të njëjtë u lirua dy herë nga paraburgimi, heren e fundit më 17.09.2016 dhe sot i caktohet paraburgimi për kinse tentim të ndikimit në dëshmitarë kjo mund të jetë vetëm logjik politike , por në asnjë variant nuk ka arsye juridike, ligjore dhe të drejtësisë që ai të rri arrestohet për herë të tretë.
Rast i ngjashëm si z.Azem Sylës fatkeqësisht nga Eulex-i i ka ndodhur vetëm Ukë Rugova, djalit të ish - Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.
Prapëseprapë e vetme për riarrestimin e Azem Syla mund të kërkohet në pritjen e fillimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku një prej arsyeve të kësaj Gjykate kaq kundërthënëse është edhe kinse pamundësia e mbrojtjes efektive të dëshmitarëve në Kosovë në çështje të profilit të lartë.
Aty ku një rast si rasti i Azem Sylës përdoret për të arsyetuar rast të tjera në të ardhmen kjo nuk quhet drejtësi por politike.
Vetëm në Kosovë mund të ndodhë që dikush të arrestohet, të lirohet dhe të ri arrestohet për rastin e njëjtë”.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit me një kumtesë:
Në këtë kumtesë thuhet:
Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it, të enjten me 22.09.2016, ka marrë vendim lidhur me ankesën e prokurorit në lëndën e të pandehurit Azem Syla dhe të tjerët, raporton KTV.
Ankesa e Prokurorit të EULEX-it është miratuar dhe masa e sigurisë është ndryshuar nga Gjykata e Apelit me dy muaj paraburgim për Sylën.
Gjykata e Apelit vlerësoi se rrethanat e veçanta tregojnë që ekziston rrezik i lartë i pengimit të procesit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, dhe lidhja e këtyre treguesve me të dyshuarin Azem Syla, andaj vendosi që ndaj tij të shqiptojë masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej dy muajsh.
Lënda penale ka të bëjë me krimin e organizuar që është i lidhur me pronën e tokës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...