Shqipëria pjesë e Kongresit Botëror të Turizmit Aventurë në SHBA

23 Shtator 2016 - 13:48      

Shqipëria u prezantua në Kongresin Botëror të Turizmit të Aventurës që këtë vit u mbajt në Alaska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kufiri i fundmë i botës nga 19 deri në 22 shtator ka pritur rreth 850 delegatë nga 65 shtete, të cilët i janë bashkuar komunitetit të aventurës duke promovuar destinacionet më të mira botërore turistike.

Federata Shqiptare e Rafting prezantoi Shqipërinë nëpërmjet projektit inovativ Albanian Adventure Resort, duke treguar historinë e riciklimit dhe transformimit të një reparti ushtarak të braktisur, simbol i izolimit në një qendër për aktivitete sportive, vend i shpresës për një jetë mirë dhe lirisë për t’u përfshirë në aktivitetet e aventurës duke transformuar një zonë të tërë nëpërmjet turizmit.

Në një prononcim për median, Blerina Ago, e Albania Rafting, tha se “Kongresi Botëror i Turizmit Aventurë ishte shumë frytdhënës dhe në të njëjtën kohë frymëzues pasi u dhanë shumë shembuj nga e gjithë bota mbi zhvillimin e turizmit të aventurës. Në mënyrë të veçantë më bëri përshtypje se ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara, në vendin tonë ka një mungesë të theksuar të ndërgjegjes kolektive për mirëmbajtjen e pasurive natyrore”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...