23 Shtator 2016 - 13:33
Tahiri me këtë rast foli për rolin që ka luajtur misioni i OSBE-së në shtet ndërtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës si dhe ndërtimin e kapaciteteve organizative qeverisëse si në nivelin lokal por edhe qendror. Ajo ka vlerësuar gjithashtu edhe rolin e ambasadorit Schlumberger gjatë misionit të tij në këto katër vitet e fundit duke e falënderuar atë për gjithë kontributin e tij në këtë drejtim dhe tha se edhe me shefin e ri të këtij misioni bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në frymën e njëjtë si në të kaluarën.
Ajo tha po ashtu tha se OSBE në Kosovë ka pas rol të rëndësishëm edhe në organizimin e zgjedhjeve lokale e të përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës bazuar në marrëveshjen e Brukselit.
Ambasadori Schlumberger shprehu falënderime për ministren Tahiri për, siç thotë kumtesa, “bashkëpunimin korrekt dhe profesional gjatë këtyre viteve dhe vlerësoi lart rolin e saj në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut të Brukselit sidomos në ato fusha ku edhe misioni i OSBE-së ka luajtur rol të rëndësishëm”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...