Veseli e Delawie flasin rreth riformatimit të Qeverisë

23 Shtator 2016 - 13:21      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me ambasadorin Delawie për zhvillimet politike në vend dhe për punën e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Delawie kanë biseduar edhe për nevojën e riformatimit të Kabinetit qeveritar, që duhet të ndodhë pas konsultimeve dhe pajtimit mes partnerëve të Koalicionit qeveritar.
Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se reformat në Qeveri duhet të fokusohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Kreu i legjislativit e ka informuar ambasadorin amerikan në Kosovë edhe për nisjen e sesionit vjeshtor parlamentar dhe agjendën parlamentare të Kuvendit për këtë vit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...