Vlerësohen të shkëlqyeshme marrëdhëniet Slloveni -Kosovë

23 Shtator 2016 - 12:42      

Përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme dhe atij për Integrime Evropiane, Elmi Reçica e Njomza Emini, kryetarë komisionesh dhe deputeti Zafir Berisha e Valdete Bajrami, anëtarë, kanë pritur mbrëmë drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tomazh Lovrençiç, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve dhe përvojat sllovene në procesin e integrimeve evropiane, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Deputeti Elmi Reçica, i cili e ka drejtuar takimin, ka falënderuar shtetin slloven për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, duke u shprehur i bindur se institucionet e larta të Sllovenisë do të avokojnë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e mbetura të BE-së dhe për anëtarësimin e vendit tonë në institucione ndërkombëtare. Njomëza Emini, ndërkaq, i ka vlerësuar shumë të rëndësishme përvojat sllovene në procesin e integrimeve evropiane, duke kërkuar që Kosova të ndihmohet në këtë rrugëtim evropian të saj, sidomos për sa i përket liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së për qytetarët tanë.

Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të jashtme të Sllovenisë, Tomazh Lovrençiç, duke i vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ua ka bërë të ditur nikoqirëve se është i interesuar që të dijë më shumë për zhvillimet në Kosovë, sidomos për atë se çka ka bërë dhe po bëjnë institucionet e vendit tonë për emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit. Ai ka pohuar se informacioni i saktë për këto dhe çështje tjera të zhvillimeve në Kosovë, do t’u nevojiten shumë institucioneve të vendit të tij për ta mbështetur Kosovën në realizimin e synimeve të ligjshme për integrime evropiane dhe rajonale, si dhe për anëtarësim në mekanizmat e synuar ndërkombëtarë (në BE, në OKB e në NATO). Ai i ka vlerësuar pozitive praninë e bizneseve sllovene në Kosovë dhe investimet ekonomike në rritje të vendit të tij këtu.

Kryesuesi i takimit, Reçica, por edhe deputetët e tjerë të pranishëm: Emini, Berisha e Bajrami, kanë theksuar se nuk ka dallime ndërmjet pozitës dhe opozitës sa i përket rrugës evropiane të Kosovës, krijimit të kushteve të favorshme për jetë të dinjitetshme të qytetarëve tanë në vendin e tyre, si dhe luftës kundër terrorizmit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...