23 Shtator 2016 - 12:02
Në këtë konferencë po diskutohet për rolin e rëndësishëm të farmako-ekonomisë dhe analizës farmako-ekonomike në procesin e vendimmarrjes në këtë sektor dhe për zhvillimin ende të pamjaftueshëm të resurseve në këtë fushë multidisiplinare në sistemet shëndetësore të shteteve të Evropës Juglindore.
Rrahmani, të cilit është dhëna fjala të parit nga mysafirët që t'u drejtohet të pranishmëve dhe ai tha se Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës është e angazhuar shumë që të ofrojë një sistem shëndetësor profesional që t'u ofrojë mundësi, kushte dhe shërbime më të mira të gjithë qytetarëve, në këtë rast shërbime farmaceutike.
Konferenca që i zhvillon punimet edhe të shtunën, po drejtohet nga prof. dr. Klaus Dirk Henke, shef i Katedrës së financimit publik të ekonomikes shëndetësore të Institutit për Ekonomi dhe të drejta ekonomike të Universitetit Teknik të Berlinit, ndërsa përveç pjesëmarrësve nga shtetet e Ballkanit, po marrin pjesë ekspertë edhe nga Britania e Madhe, Gjermania, shtetet skandinave dhe shtete të tjera perëndimore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...