Serbët nuk heqin dorë nga asociacioni dhe kisha në oborrin universitar

23 Shtator 2016 - 07:59      

Problemi i kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës është ngritur edhe në Kuvendin e Kosovës, në hapjen e punimeve të sesionit vjeshtor, shkruan sot Koha Ditore.

Deputetët serbë janë ankuar se po shpërfillet trashëgimia e tyre, kurse ata shumicë shqiptarë i kanë cilësuar provokime të qëllimshme nga zyrtarët serbë punimet e iniciuara kinse për funksionalizimin e kishës.

Ka qenë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri, e cila ka kërkuar nga shefi i saj partiak, njëkohësisht kryeministër, Isa Mustafa, të ndërmarrë masa disiplinore ndaj zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq. Sipas Gaxherit, zëvendëskryeministri Stojanoviq provokoi situatën politike me iniciativën për ta hapur kishën.

“Zëvendëskryeministër, meqenëse sot nuk qenka këtu, kërkojmë nga ju që t’ia tërhiqeni vërejtjen dhe të merrni masa disiplinore ndaj zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq, i cili duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi kishte marrë iniciativë që të përgatiste kishën, gjoja se për ta hapur, për të provokuar situatën politike në vend”, ka thënë Gaxheri. Për ta dëgjuar kërkesën e Gaxherit në sallë nuk ishte kryeministri Isa Mustafa e as vartësi i tij, Stojanoviq.
(Krejt çfarë ndodhi dje në Kuvend, lexoni sot gjerësisht në Koha Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...