Qeverisë nuk i mjaftuan 20 muaj për t’i dhënë përgjigje së ardhmes së “Trepçës”

23 Shtator 2016 - 07:38      

Qeveria e Kosovës është zotuar se Ligji për “Trepçën” do të miratohet brenda afatit kohor.

Këshilltari politik për ekonomi i kryeministrit Isa Mustafa, Valentin Toçi, ka thënë për “Kohën Ditore” se ata janë duke punuar ende në draftimin e këtij Ligji, pa konfirmuar datën se kur ai mund të nxirret për votim para deputetëve.

E këta të fundit, më kot kanë kërkuar përgjigje nga drejtuesit e Qeverisë, në seancën e së enjtes, për arsyet e mosprocedimit të ligjit.

“Ky proces do të përfundojë brenda afateve të parapara kohore”, ka deklaruar Toçi, duke shtuar se deri në momentin kur të procedohet në Kuvend drafti, vazhdimisht ka hapësira për përmirësime.

E zyrtari për informim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), Veton Hajdini, ka thënë se nga e hëna e javës së ardhshme kompania që ka fituar tenderin, “HPC Ernest&Yong”, do të fillojë zyrtarisht të punojë për studimin e fizibilitetit për “Trepçën”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...