Formohen grupet e përfaqësimit në Procesin e Stabilizim-Asociimit

23 Shtator 2016 - 06:41      

Qeveria e Kosovës ka vendosur se si të përfaqësohet në katër strukturat e Stabilizim-Asociimit. Ekipet janë formuar tashmë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në një rregullore, që e ka miratuar Qeveria, e një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta të enjten, janë këto struktura në të cilat do të përfaqësohen institucionet qeveritare të shtetit: Këshilli i Stabilizim-Asociimit; Komiteti i Stabilizim-Asociimit; Nënkomitetet e Stabilizim-Asociimit dhe Grupet e veçanta të Stabilizim-Aasociimit.

MSA-ja është firmosur dhe ratifikuar vitin e shkuar, për llogari të së cilës autoritetet vendore janë obliguar të ndërmarrin një listë të gjatë veprimesh dhe në gjithë procesin e zbatimit duhet të komunikojnë me autoritetet e Bashkimit Evropian.

Midis detyrave që duhen kryer është edhe amendamentimi i Kushtetutës, hartimi ose ndryshimi i rreth 100 ligjeve dhe nxjerrja e rreth 200 akteve nënligjore – udhëzime administrative dhe rregullore. Të gjitha veprimet Ekzekutivi i ka listuar në Programin kombëtar për zbatimin e MSA-së, dokument ky 557-faqesh. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...