Apostolova i thotë edhe Kuçit se opozita duhet të përfshihet në vendimmarrje

22 Shtator 2016 - 22:14      

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim njoftues shefen e Zyrës së BE-së dhe njëkohësisht përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e marrjes së mandatit te saj.

“Zëvendëskryeministri Kuçi fillimisht njoftoi znj. Apostolova për zhvillimet e fundit në Kosovë, për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, përmbushjen e të gjitha obligimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, si dhe konkludimin e procesit për liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit.

Sipas këtij njoftimi, Kuçi në veçanti theksoi se për Qeverinë e Kosovës procesi i integrimit evropian vazhdon të mbetet prioritet esencial dhe shtylla e zhvillimit të reformave në vend.
“Qeveria e Kosovës edhe më tutje do të angazhohet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asoccim në koordinim të ngushtë më zyrën e BE-së dhe akterët tjerë relevantë”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, theksoi rëndësinë e një koordinimi të theksuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), duke pasur parasysh se MSA-ja është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që kërkon kapacitete të shumta për zbatim.

Lexo edhe: Apostolova i thotë Tahirit se duhet përfshihet edhe opozita në Dialogun e Brukselit
“Në këtë kontekst, zonja Apostolova iu referua Platrofmës së Agjendës Evropiane të Reformave si një nismë aktualisht duke u zhvilluar, për të sjellë MSA-në më afër popullit duke u fokusuar në rezultatet e prekshme, afat-shkurtëra. Znj. Apostolova theksoi nevojën për një komunikim të mirë me popullin e Kosovës, si dhe me opozitën e cila duhet të përfshihet në proceset vendimmarrëse. Ajo përsëriti se Kosova ka të ardhme të qartë evropiane dhe se do të vazhdojë të marrë mbështetje politike, financiare dhe të ekspertizës nga BE-ja”, citohet Apostolova në njoftimin e Zëvendëskryeministrisë.

Të pranishmit diskutuan për prioritetet e përbashkëta të institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për një bashkëpunim të ngushtë edhe më tutje në forcimin e sundimit të ligjit, koordinimin institucional në zbatimin e obligimeve nga MSA-ja, si dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve në proceset integruese Evropiane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...