Mustafa u kishte premtuar komunën e Prelluzhës Listës Serbe

22 Shtator 2016 - 21:02      

Deputeti i Kosovës, Nenad Rashiq që bën pjesë në Grupin Parlamentar të Listës Serbe, ka zbuluar detaje të një mbledhje para zgjedhjes së Thaçit president.

Ai në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se marrëveshjen e kanë arritur vetëm për të siguruar kuorumin, transmeton Koha.net.

“Ka qenë marrëveshja e brendshme për të siguruar kuorumin… Në mbledhje na është thënë që do të krijohet komuna e Prelluzhës. Pas dy ditësh Mustafa ka thënë në Vushtrri se nuk ndahet ajo komunë, kështu kam lexuar në gazeta”, ka thënë Rashiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...