22 Shtator 2016 - 20:32
Ai ka thënë se brenda një periudhë të shkurtë kohore në qendër u mblodhën rreth 500 njerëz, çka atë e kujton me tensionet që kanë ndodhur vite më parë, transmeton Koha.net.
“Kur Gjuriq ka dal jashtë për tu nisur për darkë e ka ndaluar policia pasi i është thënë se ka kaluar lejen dhe aty ka ndodh diçka që unë kam menduar ka kaluar dhe nuk do ndodhi më në Kosovë. Ka ndodh që për atë ndalesë brenda 10 -15 minutash që rreth 500 veta për 20 minuta të mbledhur dhe normale që është krijuar tension, e cila si kuptova sot ka pas mundësi të jetë situatë e rëndë”, ka thënë Rashiq.
Rashiq ka thënë se ishte konventë me rastin e ditëve të Graqanicës dhe Gjuriq nuk bëri ndonjë deklaratë që nuk i lejohej.
“Ka qenë konventë pasi është festa, ditët e Graçanicës por në të vërtet nuk ka ndodh asgjë nga ato që nuk i lejohen ndoshta ndonjë deklaratë që nuk i lejohet ta bënte”, shtoi Rashiq.
Sipas tij situata po kthehet në kohën kur tensionet ishin më të shpeshta, për çka beson se edhe këto aksione nuk janë spontane por të menduara më herët.
“Po më duket si ato incidentet që i kemi pas mot, si aksidenti i izoluar, mendova mbrëmë a është kjo deja vu apo prapë po ndodhin këto në Kosovë, ende ka tensione në Kosovë. Po duket se nuk është diçka spontane por e menduar”, përfundoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...