Rashiq: Kisha pranë UP-së të funksionalizohet

22 Shtator 2016 - 20:22      

Asnjë argument nuk ë ndërron faktin se objekti ndodhet aty dhe një gjë e tillë nuk mund të ndërrohet. Deputeti Rashiq në një intervistë për Rubikon të KTV-së thekson se si e tillë zgjidhja është funksionalizimi i kishës.

“Objekti është aty ku është dhe nuk ta marrim dhe ta çojmë diku tjetër. Besoj se nuk ka nevojë për dramacitet të situatës. Në rrethana normale të politikës në Kosovës, ky problem i kishës nuk kishte dal kurrë në debat. Objekti është aty dhe shumë lehtë mund të funksionalizohet dhe të tregohet se kjo nuk ka lidhje me politikë por vetëm me respektimin e fesë”, ka thënë Rashiq.

Lidhur me mundësinë e ndërrimit të lokacionit, Rashiq shprehet skeptik duke thënë se cilido opsion tjetër nuk do të ishte i mirë dhe do të shtonte tensione mes dy popujve. Sipas tij, gjithçka tjetër përveç funksionalizimit të këtij objekti përveç si kishë, nuk do të ishte në favor të Kosovës.

“Cilido opsion tjetër përpos funksionalizimit kishte bërë edhe më shumë tensione përmes dy popujve. Nëse jemi pragmatik e tolerant mënyra e funksionalizimit duhet të diskutohet edhe afati kohor përndryshe opsionet e tjera për mendimin tim nuk janë të mira”, ka thënë Rashiq

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...