Rashiq: Priftërinjtë nuk kanë pasur qëllim funksionalizimin e kishës

22 Shtator 2016 - 20:16      

Politizim dhe asgjë me tepër e quan deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq çështjen mbi kishën serbe në hapësirën universitare.

Rashiq në një intervistë për “Rubikon” tha se shoqëria ka më së paku nevojë për një tension tjetër dhe bën thirrje që kjo temë të mbetet jashtë agjendave politike, transmeton Koha.net.
“Tash politika që gjen çdo send të vogël për ta përdorur për promovim politik, nuk na nevojitet vërtet edhe një tension. Megjithatë serbët e Kosovës janë shumë të ndjeshëm karshi objekteve fetare pasi së bashku kemi kalu një periudhë të rëndë. Kam kërkuar nga të dyja palët që kjo të hiqet nga agjenda sepse nuk e shoh te keqe nëse disa priftërinj kanë shkuar atje dhe kanë pastruar oborrin”, ka thënë Rashiq.
Sipas Rashiq, priftërinjtë nuk kishin për qëllim ta funksionalizonin ose ta rinovonin objektit pasi një gjë e tillë kërkon para e kohë dhe para së gjithash leje nga institucionet përkatëse.
“Ata nuk kanë nisë të ndërtojnë diçka, vetëm ka qenë një pastrim dhe e dini që për një funksionalizim të objektit duhet shumë më shumë kohë e para dhe kjo nuk mund të behet pa lejen e organeve. Kjo nuk ka qenë ideja apo qëllimi i atyre personave”, sqaroi Rashiq, që shtoi se objekti fetar nuk mund të shndërrohet në diçka tjetër, sikur në idetë që kanë qarkulluar. Sipas tij, gjithçka tjetër përveç funksionalizimit të këtij objekti përveç si kishë, nuk do të ishte në favor të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...