22 Shtator 2016 - 20:06
“Njëri është një grup i popullsisë serbe që nuk e pranon Kushtetutën e shtetit, veçanërisht në veri. Forca tjetër është Vetëvendosja që do bashkimin me Shqipërinë. Dhe është shumë e vështirë të përballesh me të, sepse nuk ka hezituar të përdorë dhunën për të arritur synimet e veta, madje edhe brenda parlamentit dhe kjo për mua është shumë përtej asaj që duhet të lejohet në një shoqëri demokratike”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.
Për sa i përket temës së Asocacionit të komunave serbe, analisti Daniel Serwer mendon se kjo situatë e vështirë është trashëguar nga marrëveshja e Ahtisarit
“Është pjesa më e dobët e marrëveshjes Ahtisaari dhe duhet të mos harrojmë se ajo marrëveshje u arrit nën premisën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë nga Beogradi, gjë që nuk u bë”.
Serwer thotë se tani është momenti që Beogradi të njohë Kosovën. Kjo njohje mund të mos vijë në formën e shkëmbimeve të ambasadorëve dhe hapjes së përfaqësive diplomatike, por Beogradi mund të marrë hapin e parë duke pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Ky do të ishte një hap përpara dhe mendoj se do ta zbuste shqetësimin në Kosovë, lidhur me qëllimet e Serbisë. Kjo ka rëndësi sepse do t’i hapte rrugën funksionimit të asociacionit të komunave serbe.”
Serwer e pranon se ky është një hap i vështirë dhe me kosto politike për udhëheqësit serbë, por ai shton se është gjithashtu një hap i pashmangshëm, pasi pa njohjen e Kosovës, Serbia nuk mund të aderojë në Bashkimin Evropian. Ai shpreson se udhëheqja serbe do të tregohet largpamëse dhe do ta shfrytëzojë këtë mundësi politike.
“Koha për të rënë dakord është sot dhe jo më vonë”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...