Hooper: Thaçi është elastik, Vetëvendosje po ushqen radikalizëm të rrezikshëm

22 Shtator 2016 - 19:55      

Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper, ka shprehur zhgënjim të thellë më mënyrën e politikëbërjes në Kosovë.

“Me sa rezulton, në Kosovë ka shumë pak udhëheqës me vizion. Mendoj se Thaçi e ka treguar se është udhëheqës i mirë dhe e ka treguar se është serioz për të luajtur një rol kontruktiv në rajon. Ai është shumë elastik dhe konstruktiv. Shumë pak veta e pëlqejnë Thaçin në Kosovë”, është shprehur Hooper, në cilësinë e analistit për Zërin e Amerikës.

Marrëveshja për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, në pikëpamjen e analistit Hooper, ishte një rezultat i një pune të përciptë e të pamenduar mirë nga ana e politikanëve të Kosovës, që ka sjellë një ngërç të rrezikshëm politik.

“Ata negociuan një marrëveshje për kufirin me Malin e Zi. Nuk jam ekspert për këtë çështje, nuk jam jurist, por nuk mendoj se i kanë trajtuar këto negociata me seriozitetin që kërkonin dhe ndoshta e morën pak lehtë dhe si përfundim patën një rezultat që nuk e shisnin dot në Kosovë. Opozita e ka bërë absolutisht të qartë se është e gatshme të bëjë çdo gjë për ta bllokuar”, ka thënë Hooper.

Vetvendosje është një nga forcat që po ushqejnë një radikalizëm të rrezikshëm në Ballkan, vlerëson Hooper.

"Kjo është një situatë e rrezikshme pasi ringjall fytyrën e shëmtuar të nacionalizmit në rajon. Aktualisht ekziston ky nacionalizëm meskin, kjo mendësi provinciale nga opozita, që shprehet përmes akteve lidhur me marrëveshjen për kufirin”, është shprehur Hooper.

Zgjidhja, për analistin veteran, do të ishte dërgimi i çështjes në Komisionin e Venecias, i cili të marrë një vendim që të pranohet si zgjidhje edhe pas votës në Parlamentin e Kosovës, jo thjesht nga deputetët, por nga mbarë popullata dhe gradualisht kjo çështje të zhduket nga vëmendja politike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...