Policia shtyn aksionin për lirimin e banesave në Dardani, për to u fol edhe në Kuvend [video]

22 Shtator 2016 - 19:39      

Një aksion i ngjashëm si ai i së hënës për lirimin e banesave të uzurpuara në lagjen ‘Dardania’ ishte paraparë edhe këtë të enjte.

Por, si shkak i problemeve që ndodhën të hënën, ku policia u desh të konfrontohej me banorët për t’i liruar 6 banesa, ky aksion është shtyrë për ditë të tjera, raporton KTV.

E, banorët e këtyre ndërtesave po presin zgjidhje nga Kuvendi i Kosovës.

Por, në Kuvend u kërkua vetëm që të lejohej kthimi i banorëve të larguar derisa të zgjidhet e gjithë çështja e banimit të tyre.

Aida Dërguti nga ‘Vetëvendosje’ i doli në krah komunës së Prishtinës, duke ua rikujtuar edhe një herë deputetëve se kjo çështje nuk i takon fare komunës së Prishtinës.

Janë rreth 131 banesa kolektive, për të cilat Ndërmarrja Publike Banesore pretendon se i takojnë asaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...