Raporti i KTV-së për mënyrën se si e nisi punën sesioni vjeshtor i Kuvendit [video]

22 Shtator 2016 - 19:09      

Fillimi i sesionit të ri vjeshtor në Kuvendin e Kosovës ka bërë bashkë të gjitha grupet parlamentare në sallë plenare.

Bashkë me deputetët e AAK-së e Nismës, në sallë u kthyen edhe shishet e ujit e kafet që ishin ndaluar pothuajse para një viti, raporton KTV.

Me numër të madh deputetësh si rrallë herë e me një numër të vogël ministrash, siç ndodh rëndom, Kuvendi i Kosovës diskutoi për shumë çështje. Aty me shumicë votash kaloi projektligji për fondet pensionale e ku qeverisë do t’i lejohet qasje më e madhe në mjetet që trusti i ka në menaxhim.

Ministri Abrashi e arsyetoi projektligjin, ndërsa Vetëvendosje e kritikoi ashpër.

Por shqetësim tjetër ka ngritur ministri Abrashi, që tha se i mungojnë edhe 15 milionë euro për veteranët, me ç’rast mori kritika nga AAK-ja.

Temë u bë edhe çështja e kishës serbe në kampusin e universitetit. Kur u diskutua për inspektoratin e arsimit, u bë shumë debat, duke thënë se është i politizuar shumë, por megjithatë kaloi me shumicë votash, ndërsa opozita pati shumë kritika kur u diskutua për raportin vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...