U dëbua apo jo Gjuriqi nga Kosova? [Raport i KTV-së]

22 Shtator 2016 - 19:05      

Autoritetet e Kosovës kanë kthyer mbrapsht për në Serbi, shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili po vizitonte komunën e Graçanicës.

Sjella e pa disiplinuar e Gjuriqit dhe tejkalimi i lejes janë arsyet për Gjuriquit iu kërkua ta lëshojë vendin, thotë zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë Valon Murtezaj, raporton KTV.

Përmes telefoni, Murtezaj tha se Gjuriq në vazhdimësi ka treguar tendencë për t’i shkelur lejet e lëshuara nga institucionet e Kosovës, andaj mbrëmë atij i është kërkuar që të largohet nga Kosova.

Por mediat serbe raportojnë se përkundër insistimit të Policisë së Kosovës për t’u dëbuar nga Kosova, ai qëndroi deri në mëngjes.

E institucionet e Kosovës u kritikuan edhe nga përfaqësuesit e listës serbe lidhur me qëndrimin e Gjuriqit në Kosovë.

Lidhur me largimin e Gjuriqit nga Kosova KTV ka kërkuar sqarime edhe nga Policia e Kosovës, por ajo nuk ka dhënë asnjë detaj rreth kësaj çështje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...