Veseli tregon qëllimin e rrugëtimit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit

22 Shtator 2016 - 17:41      

Sot, në 18-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë vendit ku prehen këta heronj, në Shkabaj të Drenasit.

Me këtë rast, kryetari Veseli përkujtoi rrugën e tyre, duke theksuar se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në rrugëtimin e tyre, kishin një qëllim, të arrinin gjallë në Drenicë, transmeton Koha.net.

"Ata e arritën këtë qëllim, duke qëndruar stoikisht dhe duke organizuar popullin e Drenicës, në Luftën Çlirimtare. Arritën që të ndalnin vërshimin e trupave okupatore, ushtrisë e policisë serbe, mbi qytetarët e pafajshëm. Xheva dhe Fehmiu, janë personalitete më të veçanta, krahas Komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt e shume e shumë heronjve që nuk mund t'i ndajë, të cilët me vetëdije të plotë dhe qëllimin e sakrificës, hynë në luftë, duke u bërë të përjetshëm. Sot, në 18-vjetorin e rënies, i kujtojmë me respekt dhe krenari", theksoi kryetari Veseli.

Kreu i Kuvendit shtoi se ende ka shumë për të bërë ndaj qytetarëve dhe ndaj këtij vendi, që të ketë më shumë siguri, perspektivë dhe zhvillim, si shtet i pavarur dhe sovran.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...