22 Shtator 2016 - 16:59
Gjatë 16 vjetëve të ekzistimit, KTV-ja arriti të bëhej lider në informimin e shpejtë dhe të drejtë.
Për 16 vjet pa ndalë asnjë minutë, gazetarët e KohaVisionit janë vënë në kërkim të lajmit, me qëllimin e vetëm që të informojnë shikuesit, drejt, shpejt dhe saktë.
Programi hapet çdo ditë me transmetimin direkt në orën 07:00 të mëngjesit, për të përmbyllur me Interaktivin, i cili po ashtu transmetohet në kohë reale me informacionin e fundit.
Në karriget e nxehta të studiove të KTV-së janë ulur shumë figura të njohura të skenës tonë politike, por edhe të fushave të tjera, që për publikun kanë ardhur nëpërmes debateve në Rubikon, Interaktiv, Puls, 038, e të tjera.
Duke qenë televizioni më alternativ dhe me kreativ, KTV nuk ndalet dhe stafi i saj premton edhe shumë dekada informim të drejtë për publikun. Emisionet e veçanta si “Cosmo” e “Rreth botës” sjellin në dimensione të tjera informatën te audienca e televizionit.
Programi i saj i pasur kulturor e artistik ka bërë që KTV-ja të jetë referencë e publikut kosovar edhe për anën edukative e argëtuese. Me emisionet e saj “Express”, “Topa Koha Music”, “Fashionista”, "Nëpër Film", “Jeta”, “Automan”, “N’rrjet”, “Talk”, “Pro X”, “Te Linda”, janë gjithnjë pranë shikuesve me më të rejat e fundit.
Informacionet për ngjarjet më të mëdha kulturore në vend, si “Dokufest” kalojnë së pari përmes kanalit tuaj KohaVision.
E të rejat e fundit nga sporti, në kohë reale, çdo lëvizje e shqiptarëve në fushën e sportit vjen veç në KTV më shpejt se askund tjetër.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...