Veseli: Prodhuesit vendorë dhe investitorët janë heronj të ditëve tona

22 Shtator 2016 - 16:40      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në hapjen e Panairit ndërkombëtar të Forumit të Biznesit në Prizren, ku po marrin pjesë 132 kompani vendore e ndërkombëtare, nga vendet e rajonit dhe Turqia.

Veseli, para të pranishmëve theksoi rëndësinë e prodhimit vendor, investimeve dhe partneritetit me kompanitë e huaja, duke vënë në pah prioritetet e institucioneve, siç janë punësimi, rritja e mirëqenies ekonomike dhe shteti ligjor, transmeton Koha.net.

Ai theksoi po ashtu se Republika e Kosovës synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet e mundësitë për investitorët, duke i quajtur heronj.

"Prodhuesit vendorë dhe investitorët që investojnë në Kosovë janë heronj të vërtetë të ditëve tona, ngase ata me punën dhe përkushtimin e tyre janë duke bërë atë që sot i duhet më së shumti vendit tonë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës", theksoi kryekuvendari Veseli.

Veseli theksoi se Kosova është vend i sigurt dhe me të ardhme të ndritur, ngase ka rini kreative dhe invencion, është shtet evropian me synime të qarta integruese euro-atlantike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...