Agjencia e Statistikave dhe Policia e Kosovës me marrëveshje për këmbim të të dhënave

22 Shtator 2016 - 16:26      

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës. Marrëveshja e Bashkëpunimit sipas njoftimit për media, është nënshkruar ndërmjet kryeshefit ekzekutiv të ASK-së, Isa Krasniqi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, Shpend Maxhuni.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi është rregullimi dhe përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave statistikore të turizmit për ASK-në, si institucion përgjegjës për statistika zyrtare në Republikën e Kosovës.

“Marrëveshja ka të bëjë me mbledhjen dhe këmbimin e të dhënave nga fusha e turizmit sipas metodologjisë dhe standardeve ndërkombëtare. Në bazë të kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi, PK-ja obligohet që t’ia japë ASK-së të dhënat statistikore të qarkullimit turistik në Pikat (Kalimet) Kufitare të Republikës së Kosovës në baza mujore dhe vjetore. Ndërkaq, ASK-ja obligohet që t’i shfrytëzojë këto të dhëna ekskluzivisht për qëllime statistikore, respektivisht për hartimin e politikave turistike lidhur me zhvillimin e turizmit, duke cituar burimin e të dhënave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, këto të dhëna do t’i nënshtrohen procesit të përpunimit, analizës dhe publikimit në Ueb faqen e ASK-së, ku do të bëhen publike për të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare (duke ruajtur të dhënat konfidenciale në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore ne fuqi).

ASK-ja dhe PK-ja e vlerësojnë të rëndësishëm krijimin dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim të këmbimit të informacionit statistikor dhe me interes të përbashkët, që kërkohet në fushën e turizmit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...