Nesër rezultatet e pranimit të studentëve në konvikte

22 Shtator 2016 - 15:40      

Qendra e Studentëve e UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë, më datën 23 shtator 2016 shpall rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2016/2017, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Konkursi ishte i hapur 10 ditë , nga data 05 deri 13 shtator 2016.
Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 7157 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 3600,kurse kapaciteti për shujta në mensë është 5000.

Afati për ankesa është me datat 26 dhe 27 shtator 2016.
Paraqitja e ankesave bëhet përmes sistemit ONLINE në adresat zyrtare në webfaqen www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook, Qendra e Studenteve-Prishtine.
Gjatë procesit të ankesave nuk do të pranohen dokumente shtesë.

Publikimi i rezultateve të ankesave bëhet më datë 28 shtator 2016 pas orës 12:00.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...