Muharremaj i AAK-së: Përpjekja për t’i kthyer serbët në Mushtisht është e parakohshme

22 Shtator 2016 - 15:38      

Pajtimi nuk bëhet me masa administrative, po me krijimin e klimës se mirëbesimit. Sot ka ndodhur një takim ndërministror për kthimin e serbëve me përfaqësues edhe nga komuna e Suharekës.

Në një situatë kur përndiqen dhe largohen shqiptarët nga shtëpitë e tyre në veri të Kosovës, kur shqiptarët kane plagë ende të freskëta, përfshirë edhe qytetarët e Mushtishtit, kur mijëra shqiptarë rezultojnë të zhdukur dhe kur Serbia akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë e në Mushtisht, nismat për pajtim e kthimit, mund të prodhojnë kundërefekt. Prandaj kjo çështje duhet trajtuar me kujdes dhe jo me nguti, tha sot deputeti i AAK-së, Bali Muharremi.

Secili gëzon të drejtën e kthimit në pronën e tij, por rrethanat e tanishme për ata që kanë humbur më të dashurit, janë ende kujtime të freskëta.
Për këtë flet edhe protesta e fundit në Mushtisht, tha deputeti Muharremi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...