
22 Shtator 2016 - 14:21
Siç njofton gazeta “Blic” e Beogradit, për propozim që sheshi kryesor i qytetit të marrë emrin Skënderbeu kanë qenë 3 shqiptarë, e një rom, ndërsa kundër dy serbë e një rom.
Asamblistët e Bujanocit këtë vendim e kishin miratuar më 30 qershor me 22 vota për e 14 kundër.
Për kanë qenë asamblistë shqiptarë e kundër ata serbë.
Meqë për ndryshim emrit të sheshit të ka votuar edhe Këshilli për marrëdhënie etnike, vendimi dërgohet për miratim në Ministrinë përkatëse në Beograd.
Zëvendëskryetari i komunës dr Stojançe Arsiq thotë se vendimi është kontestues pasi që ai është bërë pa pëlqimin e palës serbe.
Boban Pavloviq, shef i Drejtorisë për financa shpreson se Ministria përkatëse nuk do ta respektojë vendimin e shumicës shqiptare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...