Berisha: Ndërkombëtarët të merren me drogën në Shqipëri

22 Shtator 2016 - 14:13      

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i bëri sot thirrje ndërkombëtarëve që të marrin në analizë situatën e drogës në Shqipëri, e cila, sipas tij, mund të shndërrohet në një financuese të terrorizmit.

“I bëj thirrje NATO-s qe me urgjencë të marrë në analizë gjendjen e drogës në Shqipëri. Ky vend, në rast se nuk ndërhyhet me urgjencë në këtë situatë, shumë shpejt do të jetë një financues i madh i terrorizmit ndërkombëtar, i ISIS në radhë të parë”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi Qeverinë se po i largon investimet e huaja.

“Mafia sot është ulur këmbëkryq dhe po i rrënon këto investime. Ato po i largon çdo ditë qeveria me mafien e saj”, deklaroi ish-kryeministri sot në Kuvend.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...