Kuvendi pro ndryshimeve të Ligjit për Fondet Pensionale

22 Shtator 2016 - 13:21      

Me 47 vota pro,7 kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Deputetët e VV kërkuan që të tërhiqet drafti aktual dhe të përmirësohet.

Shqipe Pantina nga VV tha se ky projektligj nuk i plotëson nevojat për ta rregulluar këtë fushë. Ajo tha se është e papranueshme qasja e qeverisë dhe mënyra e amandamentimit të këtij ligji, sepse po bëhet pa ndonjë analizë paraprake, ku qeverisë i duhet për interesa të veta dhe jo të qytetarëve.

”Ndryshimet e propozuara nuk krijojnë më shumë siguri. Qeveri po synon të marrë më shumë para nga trusti, pa e bërë të qartë se ku do t’i investoj këto para”, tha ajo.
Faton Topalli i Vetëvendosjes tha se me këto ndryshime Qeveria po dëshiron të ketë qasje në Fondin e pensioneve dhe kërkoi që ai të mos miratohet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...