22 Shtator 2016 - 11:38
Dërguti tha se gjykata ka vendosur në favor të Ndërmarrjes Banesore dhe komuna nuk e ka zbatuar atë vendim.
“Unë jam takuar me banorët e banesave iu kam thënë se komuna nuk mund të bëjë asgjë. Këto banesa nuk janë në pronësi të komunës. Komuna e Prishtinës ka obligim të ndihmoj me asistencë sociale për ata që kanë nevojë. Shumica e palëve kanë kërkuar me i ble banesat, pra ata nuk qenkan raste sociale. Ka uzurpime klasike, qira mbi qira ka raste të tilla. Uzurpimin nuk duhet ta legalizojmë. Duhet të jemi të barabartë në trajtimin e qytetarëve dhe t’i ndajmë përgjegjësinë. Është adresë e gabuar Komuna e Prishtinës”, tha Dërguti.
Ndërsa deputetja e AAK-së Teuta Haxhiaj reagoi ndaj shefit të Listës Serbe Sllavko Simiq.
Ajo ka bërë thirrje që të ndalen në kërkimin e privilegjeve si komunitet serb në Kosovë.
“Mjaft me këto privilegje. Banorët e Mushtishtit kërkojnë llogari për krimin që u është bërë. Ju si komunitet duhet të kërkoni të dënohen kriminelët dhe jo të kërkoni privilegje. Përderisa nuk ka kriminel që ka kry krime dhe nuk dënohet, ju si komunitet asnjëherë s’keni ngrit këtë çështje. Duhet të trajtoheni si qytetar të barabartë si të gjithë qytetarët tjerë dhe mjaft me privilegje”, tha Haxhiaj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...